Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Komisioni për Telekomin sot finalizon listën e dëshmitarëve

nga RTV2115 maj 2019

Mbledhja është paraparë të fillojë nga ora 09:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mbajë mbledhjen e tij të radhës. Në këtë takim, pikë e rendit të ditës është finalizimi i listës së dëshmitarëve dhe diskutimi rreth angazhimit të ekspertëve. Mbledhja do të mbahet në Kuvendin e Kosovës me fillim nga ora 09:00.

Kujtojmë se dje është mbajtur edhe një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës në lidhje me gjendjen e krijuar në PTK dhe Vala. Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se kushdo që nënshkruan kontrata të dëmshme për Telekomin do të përballet me ligjin. Ndërsa, pozita e opozita u përplasën rreth shkaktarëve, që sipas tyre e çuan Telekomin buzë falimentimit.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →