Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komiteti teknik: KEK-u të sigurojë energjinë e nevojshme për evitimin e reduktimeve

nga Venera Grabanica17 gusht 2022

Komiteti teknik emergjent, pas themelimit të tij sot nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka rekomanduar KEK-un që të sigurojë energjinë e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik.
Kjo masë rekomandohet me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim të energjisë elektrike që do të zgjasë deri më 25 gusht 2022.
Ministria e Ekonomisë inkurajon të gjithë qytetarët të kursejnë energjinë, veçanërisht këto ditë derisa blloku i dytë i Termocentralit “Kosova B” të hyjë në funksion pas remontit përgatitor për sezonin e dimrit.
Ndryshe, Komiteti teknik emergjent ka për qëllim hartimin e rekomandimeve për minimizimin e pasojave nga kriza energjetike. Ai përbëhet nga përfaqësues të të gjithë institucioneve relevante të energjisë./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →