Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kompania ajrore do të pushojë nga puna stafin që refuzon vaksinën

nga Kaltrina Berila29 shtator 2021

Gati 600 punonjës të “United Airlines” do të pushohen nga puna pas që refuzuan vaksinën kundër Covid-19.
Pjesa dërrmuese e stafit kanë ofruar dëshmi të vaksinimit, e cila u kërkua të hënën.
“Ky ishte një vendim tepër i vështirë”, thanë shefat në një memorandum për punonjësit.
Kompania ajrore me bazë në Çikago përcaktoi kërkesat e saj Covid për stafin në muajin gusht, transmeton rtv21.tv.
593 punëtorët që kanë refuzuar vaksinën dhe nuk kanë aplikuar për arsye fetare ose mjekësore tani përballen me humbjen e punës.
Kompania tha se do të ndiqte rregullat e përcaktuara në marrëveshjet e sindikatës për shkarkimet. Procesi mund të zgjasë javë ose muaj.
Ashtu si shumë kompani në sektorin e aviacionit, “United” u godit rëndë nga kufizimet e udhëtimit të lidhura me pandeminë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →