Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Komuna e Gjakovës zotohet të dëmshpërblejë fermerët e dëmtuar

nga Kaltrina Berila6 gusht 2020

Fermerët e Komunës së Gjakovës, të cilët kanë pësuar dëme si pasojë e reshjeve të dy netëve më parë, do të dëmshpërblehen.

Lidhur me këtë çështje, Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural bashkë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar se kanë nisur procedurat për themelimin e komisionit i cili do të bëjë vlerësimin e dëmeve.

Fermerët e dëmtuar janë lutur që të drejtohen tek zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për të paraqitur dëmet.

Reshjet e fundit të shiut dhe breshrit në vendin tonë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë. Ndërkohë që ende nuk ka shifra zyrtare për dëmet e shkaktuara./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →