Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komuna e Mitrovicës hap afatin për aplikim për dëmet nga vërshimet

nga B G12 janar 2026
Komuna e Mitrovicës hap afatin për aplikim për dëmet nga vërshimet

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar të gjithë qytetarët se sot është hapur procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, në ekonomitë familjare dhe në biznese.

Të gjithë qytetarët e prekur mund të paraqesin kërkesën e tyre pranë Zyrës Pritëse (Qendra për Shërbime të Qytetarëve) në këtë komunë dhe afati është i hapur deri më 26 janar, transmeton Klankosova.tv

Në njoftim është bërë e ditur edhe dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Formulari i aplikimit (merret në zyrën pritëse të Komunës);
  • Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Numri i anëtarëve të familjes;
  • Adresa dhe numri i shtëpisë/objektit;
  • Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara në vendin e dëmtuar;
  • Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
  • Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar.
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →