Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komuna e Prishtinës ndali punimet në një mbindërtim

nga Egzona Mehmeti17 janar 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sonte ka informuar se ka ndalur punimet në një mbindërtim në lagjen “Bregu i Diellit”.
Rama ka theksuar se ndërtimet e tilla nuk do të lejohen.
“Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin. Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme. I inkurajojmë dhe poashtu ftojmë qytetarët që rastet e tilla të raportohen.”, ka shkruar Rama në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →