Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Anulohet vizita e Kouchnerit në Kosovë

nga Venera Grabanica10 qershor 2024
Anulohet vizita e Kouchnerit në Kosovë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se vizita e Bernard Kouchnerit në Kosovë është anuluar.

Sipas njoftimit, vizita është anuluar “për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Dr. Kouchner”.

Aty u theksua se Komuna do të njoftojë sapo të ricaktohet data e vizitës.

“Ju njoftojmë se vizita e Dr. Bernard Kouchner në Kosovë, dhe të gjitha ngjarjet e planifikuara për datën 11 qershor 2024 janë anuluar. Vizita është anuluar për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Dr. Kouchner. Posa të ricaktohet data e vizitës do t’ju informojmë në kohë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →