Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

nga B G18 dhjetor 2025
Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – janë tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të enjten.

Këtë për RTV21 e konfirmoi kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

“Këto kuvende komunale kanë marrë vendime që të mos jenë anëtarë të Asociacionit të Komunave, dhe po them që organizata jonë është vullnetare dhe dera jonë ka qenë e hapur për të gjitha komunat e Kosovës dhe do të jetë e hapur edhe në të ardhmen që këto komuna të jenë anëtarë të aosicacionit sepse ne nuk përfaqësojmë interesa etnike apo politike por pëfaqësojmë interesa të autoriteteve lokale si të tilla“, tha Ibrahimi./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →