Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komuniteti i Ambasadës Amerikane nderon ambasadorin Hovenier, për marrëdhëniet SHBA-Kosovë

nga Gentrita Xhemajli23 dhjetor 2024
Komuniteti i Ambasadës Amerikane nderon ambasadorin Hovenier, për marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier me rastin e pensionimit të tij.

Të premten që e lamë pas, ambasadori Hovenier u vlerësua për lidershipin, përkushtimin dhe shërbimin e tij gjatë një karriere të gjatë e të suksesshme.

Siç thuhet në njoftimin e ambasadës, ai ka pasur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe në avancimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe integrimeve euroatlantike.

“Të premten e kaluar, komuniteti i Ambasadës u bashkua për të nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier me rastin e daljes në pension të tij. Ambasada e SHBA-së i është mirënjohëse ambasadorit Hovenier për udhëheqjen, përkushtimin dhe shërbimin e tij gjatë gjithë karrierës së tij prej dekadash. Si ambasador, përpjekjet e tij kanë formësuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe kanë avancuar rrugën e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe integrimit euroatlantik. Faleminderit, Ambasador, për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm!”, thuhet në njoftim. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →