Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konfirmohet arrestimi Jabllanoviqit

nga Egzona Mehmeti4 qershor 2017

Polica e konfirmon arrestimin e Aleksandër Jabllanoviqit

Policia e veriut ka konfirmuar se para gjysmë ore ka arrestuar Aleksandër Jabllanoviqin. Këtë e konfirmoi për KP shefi i Operativës në stacionin e veriut në Mitrovicë Zhelko Bojiq.

Sipas Bojiqit, deri më tani nuk ka shumë informata në lidhje me këtë rast por vetëm mund të konfirmohet se tek ai është gjetur një armë e zjarrit.

Versioni i parë i Policisë është se ai ka qenë duke pirë kafe afër një pompe dhe ka hasur në një grup persona duke vendosur posterë zgjedhor që sigurisht janë kundërshtarë të partisë së tij.

Bojiq tha se Jabllanoviq aktualisht po merret në pyetje në stacionin e Policisë në Leposaviq.

Aleksandër Jabllanoviq është kryetar i Partisë serbe të Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →