Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Konfirmohet rikthimi i serialit “Pasionet e fshehta”

nga Xh.D19 tetor 2021

Pas 18 vjetësh, drama e suksesshme “Pasion de Gavilanes” po rikthehet.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e serialit, ku u konfirmua se tashmë kanë nisur xhirimet.
Sezoni i dytë do të rikthejë yjet si: Mario Cimarro, Danna Garcia, Juan Alfonso Baptista, Natasha Klauss dhe Paola Rey. Gjithashtu do të bashkohen edhe Zharick Leen, Kristina Lilley, Carmenza Gonzalez dhe Tatiana Jauregui e gjithashtu do t’i bashkohen aktorët Bernardo Flores, Sebastian Osorio dhe Juan Manuel Restrepo.
Seriali, i cili rrëfen jetën pasionante dhe të trazuar të familjeve Reyes dhe Elizondo, ka filluar transmetimin e tij rreth 20 vjet më parë.
“Pasion de Gavilanes” është një nga serialet më të njohura në Telemundo, në të cilin tregohet historia e paharrueshme e Juan, Oscar dhe Franco Reyes, tre vëllezër që paraqiten si punëtorë të fermës për tu infiltruar në jetën e familjes Elizondo./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →