RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Konfirmohet vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar

nga B G17 tetor 2024
Konfirmohet vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka konfirmuar se ka vdekur lideri i Hamasit, Yahya Sinwar.

Më herët, ushtria izraelite tha se po kontrollonte mundësinë që ai të ishte vrarë, ku janë kryer testet e ADN-së, raporton skynews.
Katz tha në një deklaratë se “vrasësi masiv Yahya Sinwar, i cili ishte përgjegjës për masakrën dhe mizoritë e 7 tetorit, u vra sot nga ushtarët e IDF-së”.

Ai e quajti vdekjen e liderit të Hamasit një “arritje të madhe ushtarake dhe morale për Izraelin”.
“Eleminimi i Sinwarit krijon një mundësi për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe një ndryshim të mundshëm që mund të çojë në një realitet të ri në Gaza – pa Hamasin dhe pa kontrollin iranian”, pohoi ministri.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
LAJMI TJETËR →
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

Më të fundit

Të gjitha →