Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konfiskohen 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave në Shtime

nga Venera Grabanica12 janar 2022

Dogna e Kosovës sot ka konfiskuar 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave pa dokumentacion në një fshat të Shtimes. Këto kartela janë konfiskuar në kuadër të një operacioni tek një person i dyshuar A.G , në një shtëpi të pa banuar.
”Bazuar në një informacion inteligjent Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në kuadër të një operacioni tek një person i dyshuar A.G , në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes, sot janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, pa dokumentacion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në këtë rast janë ftuar edhe një njësi e KEDS-it.
Për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, për veprime tjera hetimore ./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →