Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konfiskohen 700 litra vajra motorike

nga Kaltrina Berila20 tetor 2022

700 litra vajra motorike janë konfiskuar në Viti, pasi që po kotrabandoheshin nga Maqedonia e Veriut.
Vajrat po kontrabandoheshin me një furgon të bardhë, pa targa.
Policia ka arritur që  në fshatin Sodovinë ta ndaloj automjetin që drejtohej nga i dyshuari me inicialet B.K, mashkull kosovar nga Ferizaj.
“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informatë se nga fshati Tanushe e Maqedonisë Veriore është duke lëvizur një furgon i bardhë, pa targa, i dyshuar me mallrakontrabandë dhe dyshohej se mallrat do t’i sjellë në drejtim të Vitisë. Njësitet e Task Forcës operative të (DRPK) Lindje pas pranimit të kësaj informate kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të Vitisë. Njësitet e angazhuara policore, ndërkohë kanë pranuar informata tjera relevante se kombi i dyshuar i cili kishte sjell mallrat nga Maqedonia veriore i kishte shkarkuar ato në Drobesh –Viti, përderisa mallrat e shkarkuara nga kombi janë ngarkuar në mjetin tjetër transportues WV Caddy, ngjyrë e kuqe me targa vendore, dhe i njëjti është në drejtim të rrugës Viti-Gërlicë”,thuhet në njoftim.
Policia ka arritur në Sodovinë, komuna e Vitisë, ta ndalojë automjetin në fjalë ku janë gjetur 70 pako me nga 10 litra vaj motorik.
Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet për procedura të mëtejme ligjore./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →