Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konfiskohen mbi 30 kg drogë në Malishevë

nga Kaltrina Berila5 prill 2023
Konfiskohen mbi 30 kg drogë në Malishevë

Një person është arrestuar dhe janë konfiskuar mbi 30 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në një fshat të Malishevës.

“Policia ka siguruar urdhër për kontroll nga organet e drejtësisë, me që rast është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Malishevës. Gjatë kontrollit, policia në shtëpinë e të dyshuarit: A.K., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë”, thuhet në njoftim.

Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →