Konfiskohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në fshatin Bistricë.
Njësia Speciale Operative ka konfiskuar mbi 30 mijë euro të padeklaruara nga një shtetas i Serbisë i cili ishte në një veturë të tipit “Skoda” ngjyrë e zezë me targa të huaja.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 00:28.
“Njësia Speciale Operative përderisa po realizonin një pikë kontrolli në fshatin Bistricë kanë ndaluar veturën Skoda ngjyrë e zezë me targa të huaja me vozitës M.R (2003) shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur një sasi e konsiderueshme e të hollave në vlerë prej 30.870 euro të cilat personi i dyshuar i kishte të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sygjeruar të inciohet vepra penale “Mosdeklarim i pasurisë” dhe të konfiskohen të hollat.
Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt./21Media









