Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca dënon sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi: Bëj thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin

nga B G11 gusht 2023
Konjufca dënon sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi: Bëj thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kamermanit Arbër Latifi, gjatë protestës së sotme kundër festivalit “DokuFest” në Prizren.

I pari i Kuvednit u ka bërë thirrje organeve kompetente që ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin menjëherë në kuadër të përgjegjësisve dhe detyrave të tyre përkatëse.

“Pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranushme. Si të tilla, i dënoj me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri. Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike”, ka shkruar Konjufca.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i cili sulmoi Krasniqin dhe Latifin./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →