Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca fillon seancën me thirrje që të vaksinohen qytetarët e Kosovës

nga E.Bullaku6 gusht 2021

Para pak çastesh ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
Në këtë seancë pritet të votohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ndërsa më pas do të mbahet seancë e re.
Në seancën e re, e cila pritet të fillojë në orën 12:00, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi do të shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, si dhe atë për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.
Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →