Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca: Gjermania është aleat dhe partner i rëndësishëm i Kosovës

nga B.K24 qershor 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës. Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit theksoi se shteti gjerman është dëshmuar aleat dhe partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit.
Ambasadori Rohde u shpreh se Kosova dhe Gjermania janë të lidhura ngushtë dhe miqësisht mes vete, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes dhe angazhimit të përbashkët për perspektivën e Kosovës në familjen e shteteve evropiane.
Në takim u ritheksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →