Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca: Kosova e ka vendin në NATO

nga Kaltrina Berila4 mars 2022


Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi sot se Kosova e ka vendin  në  NATO-s.
Konjufca deklaroi se pas agresionit rus në Ukrainë po shihet rëndësia e anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë më herët.Sipas Konjufcës kjo i jep siguri Ballkanit Perëndimor. Këto deklarata i pari i kuvendit i bëri në një konferencë për media pas takimit me homologun e tij nga MAqedonia e Veriut, Talat Xhaferi,.
Konuufca shtoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të thellohen edhe më shumë.
“Roli i Parlamenteve tona është shumë i rëndësishëm. Kuvendi i Kosovës miratoi në të njëjtën kohë me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut rezolutën që dënon agresionin e Ukrainës. Ne jemi të përcaktuar dhe po veprojmë në njëjtën kornizë me Maqedoninë e Veriut për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, tha ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →