Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca mori pjesë në punëtorinë për shqyrtimin e draft-rregullores së Kuvendit

nga E.Bullaku15 korrik 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në punëtorinë për shqyrtimin e draft-rregullores së Kuvendit, të organizuar nga grupi punues.
Në fjalën e tij të rastit, Konjufca i dha mbështetje të plotë hartimit të rregullores së re, duke theksuar nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të këtij procesi.
Kreu i legjislativit theksoi rëndësinë që rregullorja e re të plotësojë kërkesat e Kuvendit dhe në këtë mënyrë të lehtësojë funksionimin e punës brenda institucionit.
Rregullorja e Kuvendit përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Kosovës, organeve të tij drejtuese dhe trupave të tij të punës, në ushtrimin e funksionit ligjvënës, mbikëqyrës dhe përfaqësues.
Po ashtu Rregullorja përcakton edhe rregullat për organizimin dhe funksionimin e Administratës së Kuvendit të Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →