Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca: Nëse përmendet heqja e mëditjeve, deputetët nuk mungojnë

nga E.Bullaku27 maj 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në pritje të fillimit të pjesës së dytë të seancës së sotme plenare, ka kërkuar nga deputetët që të thërrasin kolegët e tyre që të jenë të pranishëm në sallë në mënyrë që të arrihen numri i mjaftueshëm për fillim të seancës.

“Ju lutem mobilizohuni të gjithë me thirr nga një koleg tuajin sepse vetëm 46 jemi. Më aktiv ju lutem. Po pritoj me e përdorë fjalinë heqja e mëditjeve se nuk i nxen salla tani”, ka thënë Konjufca.

Seanca po vazhdon për raportin e AKP-së, për të cilin pozita po kërkon të mos miratohen në mënyrë që të shkarkohet bordi i kësaj ndërmarrje, si dhe emërimi i bordit të ri. Kryeministri Kurti tha se bordi i ri do të ketë mision shuarjen e AKP-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →