Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca ngushëllon familjen Thaçi

nga Kaltrina Berila17 mars 2025
Konjufca ngushëllon familjen Thaçi

Ish-kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me pikëllim ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit.

Ai ka shtuar se Haxhi Thaçi do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas.

“Me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të cilët humbën të dashurin e tyre! Qëndrojmë pranë tyre në këto momente dhimbjeje!

Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Konjufca.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →