Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca nis vizitat në Hagë, Jakup Krasniqin e takoi të parin

nga B G18 qershor 2022

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili po qëndron në Hagë për vizitë të të akuzuarve nga Gjykata Speciale , është takuar sot me ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, kurse do të takohet sot edhe me Rexhep Selimin.
Kjo u bë e ditur nga shefi i Stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli. Ai ka njoftuar se nesër do të takohen me ish presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
“Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani. Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tonë.”, ka shkruar Kërçeli në Facebook./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →