Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca: Nuk do të pranojmë modele që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit

nga Kaltrina Berila10 maj 2023
Konjufca: Nuk do të pranojmë modele që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk do të pranojë modele që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit dhe të kompetencave ekzekutive brenda territorit të Kosovës.

Për dialogun, ai ka biseduar me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga Timothy Chorba, të cilët i ka pritur në takim.

“Duke folur lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kreu i Kuvendit theksoi se Qeveria e Kosovës është jashtëzakonisht e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët e cila është në të mirë të të dyja shteteve dhe nga e cila vendet do të kenë prosperitet në të gjitha fushat. Por kryetari Konjufca tërhoqi vëmendjen se assesi nuk do të pranohen modele që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit dhe zbehjen e kompetencave ekzekutive brenda territorit të Kosovës”, ka njoftuar Kuvendi përmes një komunikate për media.

Në anën tjetër, Kuvendi ka njoftuar se anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve ritheksuan vazhdimësinë e mbështetjes së popullit dhe shtetit amerikan për Kosovën dhe aspiratat euro-atlantike.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →