Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca për atentatin ndaj Trumpit: Është sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik

nga Kaltrina Berila14 korrik 2024
Konjufca për atentatin ndaj Trumpit: Është sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i shokuar ndaj atentatit për vrasje të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Konjufca thotë se ky atentat është sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik.

“Ky atentat është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik. Falë Zotit, Presidenti Trump i shpëtoi këtij sulmi, ndërsa Amerika sot ka nevojë për bashkim rreth vlerave të saj fundamentale të lirive qytetare dhe politike”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

“Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në çdo rrethanë e përballë çdo sfide që synon ta cenojë”, shtoi ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →