Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është shprehur optimist për formimin e Qeverisë së re.
Ai para mediave ka deklaruar se beson që i kanë numrat për formimin e qeverisë.
“Krejt çka presim është të themelohet sa më shpejtë qeveria, fillimisht duhet të konstituohet kuvendi, besoj i kemi numrat”, tha ai.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet që së shpejti të caktoi datën për mbajtjen e seancës konstituive për formimin e qeverisë së re.
Dekreti për mbajtjen e seancës konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës.











