Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadoren e Sllovenisë në Prishtinë, Minca Benedejçiq.
Me këtë rast, ambasadorja konfirmoi angazhimin e vendit të saj në fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy shteteve, si dhe vazhdimin e përkrahjes së Kosovës në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në procesin e integrimit euro-atlantik.
Konjufca, pasi i uroi suksese ambasadores sllovene, e njoftoi atë lidhur me angazhimet e Kuvendit për miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së.
Duke çmuar lart bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vendeve dhe duke shprehur gatishmërinë e thellimit të këtij bashkëpunimi, Konjufca tha se pret nga Sllovenia, shtet i cili aktualisht kryeson Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përkrahë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe ta ndihmojë në rrugën integruese për në BE./21Media











