Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca priti në takim ambasadorin turk

nga RTV215 shkurt 2020

Konjufca, falenderoi ambasadorin turk Sakar per përkrahjen

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar.

Në takimin e parë në mes të ministrit Konjufca dhe ambasadorit Sakar është biseduar për raportet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve, për lidhjet historike dhe sociale, si dhe nevojën e
bashkëpunimit të metutjeshëm ekonomik e kulturor.

Shefi i diplomacisë kosovare, Konjufca, falenderoi ambasadorin turk Sakar per përkrahjen e Republikës së Turqisë në të gjitha segmentet ndërkombetare dhe bilaterale me interes për Republikën e Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori Sakar ia percolli ministrit Konjufca letrën miqësore të dërguar nga shefi i diplomacisë turke, Mevlüt Çavuşoğlu, me deshirën e sinqertë të vazhdimit të bashkëpunimit Turqi – Kosovë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →