Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca: Ramush Tahiri do të na mungojë të gjithëve

nga RTV2114 gusht 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas vdekjes së politologut Ramush Tahirit, ka shkruar se për më shumë se tri dekada ai dha një kontribut të vyer gjatë përpjekjes sonë të suksesshme kolektive për çlirim nga okupimi serb dhe shtetndërtimin e Republikës.
Konjufca ka shkruar në Facebook se rezoni politik që ai ka reflektuar sa herë diskutonte për zhvillimet kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, ishin gjithnjë frymëzuese.
“Për më shumë se tri dekada ai dha një kontribut të vyer gjatë përpjekjes sonë të suksesshme kolektive për çlirim nga okupimi serb dhe shtetndërtimin e Republikës. Duke e pas njohur personalisht dhe pjesëmarrës bashkë me të nëpër shumë emisione televizive, Ramush Tahiri do të na mungojë të gjithëve. Ngushëllime familjes Tahiri, miqve e bashkëpunëtorëve të tij. U prehtë i qetë e në paqe”, ka shkruar Konjufca.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →