🇽🇰 Kosova
Konjufca: S’kam ndonjë dyshim ndaj Mimozës për tradhti kombëtare
nga Venera Grabanica6 qershor 2024
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar për bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiqin.
Ai tha se këtë përgjigje po e jep në cilësinë e kryetarit të Kuvendit dhe jo nga posti i nënkryetarit të Vetëvendosjes.
“Sa i përket zonjës Kusari-Lila.. meqenëse po flas këtu si kryetari i Kuvendit, po flas për të si deputete dhe jo si anëtare e koalicionit… unë personalisht ju them se nuk e kam asnjë dyshim në orientimin dhe qëndrueshmërinë kombëtare të zonjës Kusari-Lila. Pra, nuk kam asnjë dyshim për tradhti kombëtare apo çfarëdo të kësaj natyre. Mund ta quani ndoshta me ndonjë emër tjetër, mund ta quani një gabim, pakujdesi e saj”, tha Konjufca.











