Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca takohet me Bashën: Bashkërendimi i shqiptarëve është i rëndësishëm në kohë krizash

nga Kaltrina Berila23 janar 2024
Konjufca takohet me Bashën: Bashkërendimi i shqiptarëve është i rëndësishëm në kohë krizash

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka takuar kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Këshillin e Evropës.

Në një postim në “Facebook”, Basha shkruan se bashkëpunimi mes shqiptarëve është i rëndësishëm në këto kohë sfidash, ndërsa shpreh në emër të PD, përkrahjen e tyre ndaj Kosovës.

“Kënaqësi të takoja në KiE, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës”, ka shkruar Basha.

Kryetari i PD thotë se “do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →