Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca uron Krishtlindjen: Qofshit të gjithë të lumtur

nga E.Bullaku24 dhjetor 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë për festën e Krishtlindjes.
Ai ka thënë se Krishtlindja si një festë e shënuar për miliarda njerëz në mbarë botën, edhe në vendin tonë përgjatë historisë ka mishëruar vlerën hyjnore të shpresës, bashkimit dhe të dashurisë.
“Këto vlera të kremtuara edhe sot na japin fuqi, mençuri dhe inspirim për ta vazhduar punën në interes të qytetarëve dhe avancimit të kombit tonë. Për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë të Republikës së Kosovës, gëzuar lindja e Krishtit!  Qofshit të gjithë të lumtur dhe të shëndetshëm kudo që jeni, përherë!”, thuhet në urimin e Konjufcës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →