Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca uron qytetarët për Vitin e Ri

nga B.K31 dhjetor 2021


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar qytetarët për Vitin e Ri.
Konjufca ka uruar që viti 2022 të jetë një vit i begatë, me plot shëndet e mbarësi.
Tutje, Konjufca ka thënë se për shkak të pandemisë dy vitet e fundit ishin shumë të vështira. “U detyruam të kërkonim forma të reja për organizimin e punës dhe jetës. Por pavarësisht këtyre kohëve sfiduese, ne u fokusuam me guxim e vendosmëri që t’i përmbushim qëllimet e përbashkëta dhe detyrat tona”.
Shprehet optimist se viti 2022 do jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët dhe vendin tonë.
“Dielli i vitit tonë të ri 2022 shënon fillimin e shanseve dhe vullneteve të reja. Jam optimist dhe plot shpresë që ky vit të jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët dhe vendin tonë. Le të përparojmë së bashku për realizimin e aspiratave tona kolektive. Suksesi dhe gëzimi le të na ndjekin në çdo aspekt të jetës!”, ka shkruar Konjufca në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →