Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Konjufca: Walker ia tha botës të vërtetën për krimet e Serbisë

nga Venera Grabanica19 janar 2023
Konjufca: Walker ia tha botës të vërtetën për krimet e Serbisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ish-shefin e misionit të OSBE-së në vendin tonë, mikun e madh të Kosovës, ambasadorin amerikan William Walker.
Kryetari Konjufca sërish e vlerësoi lart angazhimin e Walker për Kosovën.
Ai tha se Walker pa iu trembur syri i pati thënë Millosheviqit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë.
“Historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për masakrën e Raçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë”, tha Konjufca.
Kryetari i Kuvendit dhe ambasadori Walker kujtuan së bashku një pjesë të së kaluarës, diskutuan edhe për të arriturat në vend dhe zhvillimet aktuale në peizazhin politik rajonal e global.
“Mirënjohës dhe falënderues gjithmonë për Walker”, tha Kryetari Konjufca

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →