Është themeluar Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
Komisioni i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje në përbërje Hajdar Beqën – kryesues dhe Armend Mujën – zëvendëskryesues.
Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komision i takojnë tre anëtarë të cilët janë Haki Abazi, Arbër Rexha dhe Halit Thaçi, PDK një anëtar – Rashit Qelaj, LDK dy anëtarë – Rrezarta Krasniqi e Armend Zemaj, AAK një anëtar – Time Kadrijaj, Grupi Multietnik – Duda Balje dhe Lista Serbe – Lubino Karagiq.
Kujtojmë që, dje është konstituar Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës./21Media








