RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Kontigjenti i gjashtë i Forcës Detare niset në misionin e NATO-s në Egje

nga Kaltrina Berila12 tetor 2024
Kontigjenti i gjashtë i Forcës Detare niset në misionin e NATO-s në Egje

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes së kontingjentit të VI të Forcës Detare, i cili do të marrë pjesë në misionin e NATO-s në Detin Egje.

Kontigjenti i detarëve shqiptarë do të japin një kontribut të rëndësishëm për parandalimin e emigracionit të paligjshëm, ruajtjen e sigurisë rajonale dhe shpëtimin e jetëve në det.

Ministria e Mbrojtjes në një postim në rrjetet sociale ndau momente nga ceremonia dhe shprehu mirënjohje për sakrificën e efektivëve në realizimin e detyrave të tyre.

“Një lajm shumë i mirë është miratimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për shtesën mbi pagë për vështirësi për personelin e FA-së, ku për grupet e bordingut të Forcës Detare është vendosur një shtesë prej 30,000 lekë. Të gjitha specialitetet e Forcës Detare përfitojnë shtesa mbi pagë sipas vështirësisë së detyrave. Kjo është rritja e dytë, vetëm katër muaj pas rritjes së parë, duke treguar angazhimin e qeverisë për mbështetjen e efektivëve tanë”, thuhet në njoftim.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes është fuqizimi i industrisë ushtarake shqiptare, ndërsa me nismat e fundit, do të krijohen mundësi për ndërtimin dhe modernizimin e anijeve në kantieret tona, duke rritur kapacitetet detare të Forcës Detare./oranews

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
LAJMI TJETËR →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Më të fundit

Të gjitha →