Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave
Kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë është angazhuar menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme.
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se trupat shqiptare, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë të gatshëm 24 orë në ditë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
”Kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë, u angazhua menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme. Trupat shqiptarë, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë në gatishmëri 24h për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.









