Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Koreja e Jugut akuzon Veriun për provokim me dron

nga Kaltrina Berila26 dhjetor 2022
Koreja e Jugut akuzon Veriun për provokim me dron

Zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut thonë se Koreja e Veriut ka lëshuar disa dronë përtej kufirit të tyre të përbashkët.
“Mjetet ajrore pa pilot” shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut në zonat kufitare rreth provincës Gyeonggi, thanë shefat e përbashkët të shtabit të vendit.
Sipas raportimeve, një nga dronët fluturoi deri në kryeqytetin Seul.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte të shtëna paralajmëruese përpara se të dërgonte avionë dhe helikopterë për t’i rrëzuar.
Megjithatë, agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se përpjekja për të rrëzuar dronët kishte dështuar.
Një nga avionët luftarakë të Koresë së Jugut, një avion sulmues i lehtë KA-1, u rrëzua më vonë, por dy pilotët e tij shpëtuan.
Avioni ra në tokë në kontenë Hoengseong, në lindje të Seulit, menjëherë pas ngritjes nga një bazë ajrore në qytetin e afërt Wonju, sipas forcave ajrore, të cituar nga Yonhap.
Koreja e Jugut gjithashtu pezulloi avionët që ngriheshin dhe ulen në aeroportet e saj Incheon dhe Gimpo për rreth një orë.
Hera e fundit që një dron i Koresë së Veriut kaloi kufirin ishte pesë vjet më parë në qershor 2017.
Një zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut e përshkroi inkursionin e fundit si një akt të qartë provokimi nga Pheniani./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →