Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Korridori humanitar nuk funksionoi siç ishte planifikuar

nga Venera Grabanica20 prill 2022

Autoritetet ukrainase janë fokusuar në evakuimin e civilëve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha në Telegram se “korridori humanitar nga Mariupol nuk funksionoi siç ishte planifikuar sot”.

Megjithëse dhjetëra njerëz mundën të largoheshin nga qyteti për në Zaporizhzhia, kryetari i bashkisë së Mariupol shpresonte se 6,000 do të evakuoheshin sot, transmeton rtv21.tv

Vereshchuk tha se ky dështim ishte për shkak të “mungesës së kontrollit të Rusisë mbi ushtrinë e tyre në terren”.

Ajo shtoi se “pushtuesit nuk kanë mundur të sigurojnë transportin në kohë të njerëzve deri në atë pikë ku dhjetëra autobusë dhe autoambulanca tona po prisnin”.

Këshilli i qytetit të Mariupolit fajësoi “çorganizimin dhe neglizhencën e natyrshme” të Rusisë.

Përpjekjet për evakuim do të rifillojnë të enjten, tha Vereshchuk, duke shtuar se “ne do të luftojmë për secilin prej jush”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →