RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosnett: Amerika nuk e ka inkurajuar asnjëherë ndryshimin e kufijve

nga B.K12 dhjetor 2019

Kosnett: Qëndrimi i ShBA-së për këtë temë shpesh është keqkuptuar

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka folur lidhur me qëndrimin e ShBA-së lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosnett në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” tha se qëndrimi i ShBA-së për këtë temë shpesh është keqkuptuar.

“Ne kemi thënë që nëse Kosova dhe Serbia negociojnë një zgjidhje gjithëpërfshirëse që përfshinë rishikimin e kufijve, ne nuk do ta kundërshtojmë këtë aty për aty. Por, është më rëndësi që ta dinë shikuesit tuaj që qeveria amerikane nuk ka inkurajuar kurrë në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, tha Kosnett.

Ai shtoi se çështja e ndryshimit të kufijve është lajm i vjetër dhe se nuk ka qenë popullor edhe brenda qytetarëve të Kosovës./kallxo

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →