RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Kosova 3×3 do të garojë në FIBA Europe Cup

nga Xh.D25 janar 2022

Kosova 3×3 do të paraqitet sërish në garat ndërkombëtare në të dyja konkurrencat.
Lojtarët që do të përfaqësojnë Kosovën 3×3 do të marrin pjesë në kualifikimet për FIBA Europe Cup, që do të mbahet në Limassol të Qipros më 4 dhe 5 Qershor 2022, ka njoftuar FBK.
Sipas njoftimit, në këtë turne te meshkujt do të marrin pjesë: Qipro, Shqipëria, Andorra, Azerbajxhani, Irlanda, Kosova, Luksemburgu dhe Malta, e më pas do të hidhet shorti final, ndërkohë, në konkurrencën e femrave do të garojnë Qipro, Andorra, Irlanda, Kosova, Luksemburgu dhe Malta.
Kjo është hera e dytë që Kosova 3×3 do të garojë në konkurrencën e femrave.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) gjithashtu ka njoftuar  se turneu selektiv se kush do të garojë për Kosovën do të zhvillohet nga 30 Prilli deri më 1 Maj 2022. Nga ky edicion do të fillojë edhe Liga në 3×3, garë që do të pranohet edhe nga FIBA, kurse detajet rreth pjesëmarrjes dhe zhvillimit të kësaj lige do të jepen më vonë./21Media

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
LAJMI TJETËR →
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

Më të fundit

Të gjitha →