Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova bëhet me Byro, MD jep detaje

nga Venera Grabanica9 shkurt 2023
Kosova bëhet me Byro, MD jep detaje

Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Kuvendin e Kosovës.
Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një postimi në Facebook, thekson se në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin për Legjislacion, Shoqërinë Civile dhe organizatat ndërkombëtare ka plotësuar dhe ndryshuar Projektligjin sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
“Komisioni i Venecias në opinionin e dytë konstatuar se janë adresuar të gjitha rekomandimet e dhëna nga ky komision në opinionin e parë. Republika e Kosovës përmes këtij ligji do të mund ta kthej pasurinë e fituar në mënyrë të kundërligjshme nga zyrtarët shtetëror. Byroja do të verifikoj pasurinë nëse e njëjta është një shpërputhje në mes të të hyrave të ligjshme dhe pasurisë së krijuar ndërsa Gjykata do të zhvillojë procedurën e verifikimit dhe konfiskimit për rastet e iniciuara nga Byroja”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →