Kosova rënë për tri pozita në Indeksin Global të Paqes, kryer nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe.
Në këtë raport paraqitet një analizë gjithëpërfshirëse e bazuar në të dhënat për trendet rreth paqes, vlerën e saj ekonomike dhe mënyrën e zhvillimit të shoqërive paqësore. Për këtë raport janë përdorur 23 tregues cilësorë e sasiorë për të matur gjendjen e paqes në tri fusha, për nivelin e sigurisë shoqërore, shkallën e konfliktit të vazhdueshëm vendor dhe ndërkombëtar dhe shkallën e militarizimit.
Ky indeks vlerëson gjendjen e sigurisë dhe paqes së shteteve. Islanda kryeson listën e shteteve, teksa Kosova radhitet e 63-ta. Shqipëria e 52-ta, Serbia renditet një pozitë më keq se Kosova, Bosnja e Hercegovina e 59-a, Mali i Zi i 34-ti, Maqedonia e Veriut e 51-ta, Kroacia e 19-ta.
Organizata ka përfshirë një analizë gjithëpërfshirëse në bazë të të dhënave për trendet rreth paqes, ekonominë dhe mënyrën e zhvillimit të shoqërive paqësore.
Shtetet më të sigurta dhe paqësore, sipas Indeksit, janë: Islanda, Norvegjia, Finlanda, Japonia dhe Singapori. Ndërsa pesë më pak të sigurta janë: Afganistani, Jemeni, Sudani, Kongo dhe Sudani i Jugut.











