🇽🇰 Kosova
Kosova dërgon nesër në Gjermani mostra për testim të variantit Omicron
nga Venera Grabanica6 dhjetor 2021
Kosova nesër do të dërgoj në Gjermani mostra për testim të variantit Omicron. Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Xhevat Jakupi.
Jakupi ka thënë se numri i saktë i mostrave që do të dërgohen në Gjermani do dihet nesër.
“Po, nesër do të nisen mostra për testim të variantit Omicron. Numri i saktë i mostrave do të dihet nesër në mëngjes”, ka thënë Jakupi.
Për shkak të paraqitjes së variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja, të cilat hyjnë në fuqi nga sot.
Varianti i koronavirusit, Omicron për herë të parë është identifikuar në Afrikën e Jugut më 23 nëntor të vitit 2021. Ndërsa më 28 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se e kishte klasifikuar këtë variant si “shqetësues” për shkak të disa mutacioneve dhe mënyrës se si ato mund të kenë ndikim në sjelljen e virusit, si për shembull se sa shpejt mund të shpërndahet apo shkallën e sëmundjes që shkakton.
Përveçse në Afrikën e Jugut, varianti është identifikuar edhe nëpër shumë vende të tjera, për çka shumë shtete si Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime në udhëtime./21Media