Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Kosova dhe Malajzia thellojnë bashkëpunimin

nga B G24 korrik 2025
​Kosova dhe Malajzia thellojnë bashkëpunimin

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka zhvilluar takim me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Malajzisë, Datuk Mohamed Alamin, në Kuala Lumpur.

Në një komunikatë për media të MPJD-së thuhet se “ky takim shënoi fillimin zyrtar të mekanizmit të konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive të punëve të jashtme, si hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe”.

BËhet e ditur se në këtë takim u diskutuan mënyrat konkrete për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë, përfshirë bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet në arsimin e lartë, dhe koordinimin e mbështetjen diplomatike.

Zëvendësministri në detyrë Ahmeti, falënderoi Malajzinë për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit afatgjatë ndërmjet dy shteteve mike, thuhet në fund të komunikatës

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →