Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova dhe Maqedonia e Veriut së shpejti me sistemin “One Stop Shop”

nga Kaltrina Berila21 shkurt 2025
Kosova dhe Maqedonia e Veriut së shpejti me sistemin “One Stop Shop”

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, zhvilluan një takim në pikën kufitare Bllacë për të shqyrtuar përparimin e përgatitjeve për zbatimin e sistemit One Stop Shop.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në takim mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

Ky sistem, i cili pritet të lëshohet së shpejti në përdorim, do të thjeshtojë procedurat kufitare, duke reduktuar kohën e pritjes dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. Mexhiti e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në përmirësimin e përvojës së qytetarëve gjatë kalimit të kufirit.

“Nga ky bashkëpunim përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët tanë, veçanërisht shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët janë të lidhur ngushtësisht në nivel kulturor, gjuhësor dhe familjar. Ky sistem do të sjellë lehtësira të mëdha në lëvizjen dhe komunikimin ndërkufitar,” deklaroi Mexhiti, duke nënvizuar rëndësinë e këtij hapi për afrimin e mëtejshëm të dy shteteve.

Ai shtoi se kjo është një arritje e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e dakorduar në takimin e fundit ndërqeveritar në Prishtinë, që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →