Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Kosova dhe Serbia temë në samitin në Slloveni

nga RTV216 tetor 2021

Diskutohet arritja e marrëveshjes me Serbinë për targa, kërkohet liberalizimi i vizave për Kosovën
Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor po vazhdon ende në Bërdo të Sllovenisë. Në fund të sesionit të parë të samitit u mbajt konferenca për medie, në të cilën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e konsideron mesazh të shkëlqyeshëm për rajonin arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë javën e kaluar në Bruksel për tabela të automjeteve. Ndërsa, para fillimit të samitit u theksua çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kryeministri Albin Kurti tha se BE-ja ka bërë padrejtësi ndaj qytetarëve të Kosovës, derisa edhe komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varheli e potencoi se duhet liberalizuar vizat për Kosovën./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →