Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë për luftimin e krimit

nga Venera Grabanica2 qershor 2021

Prokuroria e Shtetit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, teksa u vlerësua se si e tillë, kjo marrëveshje do të kontribuojë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe integrimin evropian të të dyja shteteve.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi tha se përmes këtij memorandumi synojnë të rritin bashkëpunimin me Shqipërinë për të luftuar dukuritë negative si krimin e organizuar, korrupsionin, terrorizmin dhe forma të tjera të krimit.

“Ky bashkëpunim ka të bëjë kryesisht me shkëmbimin e informacioneve dhe dhënien e provave të rëndësishme për kryerësit e krimeve. Përveç kësaj, do të ketë edhe shkëmbim të dokumenteve. Ky bashkëpunim do të jetë një kontribut për liberalizimin e vizave por edhe në integrimin në Bashkimin Evropian edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë. Sot jemi mbledhur për të nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit për luftimin e dukurive negative në Kosovë dhe në Shqipëri. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me vendet tjera të rajonit, pasi e kemi parë se krimi është duke u paraqitur në forma të ndryshme siç është pastrimi i parave, terrorizmi, investimet”, tha ai.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja tha se bashkëpunimi mes ky institucioneve përkatëse ka ekzistuar edhe më parë, porse me këtë memorandum do të thellohen shërbimi i informacioneve dhe luftimi i dukurive negative.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →