Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBotime
📚 Botime

“KOSOVA” – DHURATË PËR TË RINJTË E KOMUNITETIT TË KISHËS KATOLIKE NË DETROIT

nga RTV2128 tetor 2022

Botuesi “Jalifat Publishing” nga Houstoni i Teksasit, po vazhdon fushatën e shpërndarjes së veprës “Kosova” në anglisht të historianit Jusuf Buxhovi nëpër universitetet, bibliotekat dhe komunitetet kishtare amerikane. Kështu, këto ditë, në kuadër të këtij misioni, botuesi Ramiz Tafilaj, i dhuroi 432 komplete të kësaj vepre kishës “St Paul Albanian Catholic Church” në Detroit. Librat e dedikuara për të rinjtë e komunitetit të kishës iu dërguan at Nik Gjonaj. Ndërsa, 216 komplete të veprës iu dhuruan “Our Lady of Albanians Catholic Church”, që drejtohet nga Dom Ndue Gjergji.
Botuesi Ramiz Tafilaj, nismën për këtë fodonacion e ndërmori në bashkëpunim me qytetin e Pukës, ku kohë më parë u nderua me urdhërin “Kalorësi i Skënderbeut”./21Media

  1. 0
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →